Ambasadori i Ukrainës në Kombet e Bashkuara ka akuzuar Rusinë se po kërkon të kryejë gjenocid në Ukrainë, pasi në një javë luftë ka bombarduar shtëpi, spitale dhe shkollat.

Sergiy Kyslytsya pohoi në asamblenë e përgjithshme të OKB-së në New York se forcat e Presidentit Putin kishin pushtuar “për t’i privuar Ukrainës të drejtën për të ekzistuar”. “Tashmë është e qartë se qëllimi i Rusisë nuk është vetëm një pushtim. Është gjenocid!”, tha ai në prag të votimit të rezolutës, duke kërkuar që Rusia të tërheqë forcat e saj, raporton The Times.

Ndërsa bombardimet ajrore, luftimet dhe betejat me armë vazhduan për të shtatën ditë në të gjithë Ukrainën, ushtria ruse pretendoi se kishte marrë kontrollin e një porti strategjik në jug dhe parashutistët sulmuan qytetin e Kharkiv. Më shumë se 2,000 civilë thuhet se kenë vdekur.

Në asamblenë e përgjithshme, 141 vende votuan pro miratimit të rezolutës që dënon pushtimin rus, ndërkohë që 5 vende, përfshi edhe Rusinë, votuan kundër, ndërsa 34 abstenuan. Ata që kundërshtuan përfshinin aleatët e Putinit: Bjellorusia, Koreja e Veriut, Eritrea, Siria dhe Rusia.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb