Kompania ajrore “American Airlines”, e prekur nga rënia e shitjeve të biletave të avionit që prej fillimit të pandemisë, ka parë të ardhurat e saj të ulen me 73% në tremujorin e tretë dhe ka pësuar një humbje prej 2,4 miliardë dollarë.

Në mungesë të një marrëveshjeje për një ndihmë të re për sektorin e transportit ajror në Uashington, shoqëria mbylli 19 000 vende pune në fillim të tetorit.

Rreth 20 000 të punësuar kanë vendosur të marrin pension të parakohshëm ose të marrin një leje të gjatë pa pagesë.

“Ne po vazhdojmë të luftojmë fort në Uashington për të thirrur sa më shpejt të jetë e mundur anëtarët e ekipit tonë të cilët janë teknikisht të papunë”, theksoi drejtuesi, Doug Parker dhe zëvendësi i tij, Robert Isom në një letër drejtuar punonjësve.

Republikanët dhe Demokratët kanë diskutuar masa të reja për të mbështetur ekonominë për gati tre muaj, duke përfshirë një shtrirje të subvencioneve për linjat ajrore për të ndihmuar në pagimin e pagave. Por diskutimet kanë mbetur të bllokuara për momentin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb