Ish-deputeti i PS Ervin Bushati i ftuar këtë mbrëmje në “Open” në News24, tha se amnistia fiskale nuk është temë e lehtë.

Ai tha se “ekonomist është vështirë të thuash pro amnistisë, në radhë të parë penalizon ata që kanë qenë të ndershëm përballë shtetit. Të fut në një marrëdhënie më të ndërlikuar e partnerët, dhe e treta, ajo që quhet dëmi moral, që nëse njerëzit mendojnë që ka amnisti, pse mos presin valën tjetër. Është hedhur nga shumë qeveri si diskutim dhe nuk është çuar deri në fund.”, u shpeh ai.

Më tej u shpeh: Nga krahu tjetër në funksion të formalizimit të ekonomisë, dhe e dyta për njerëzit që nuk kanë ditur nga financa, e kanë nisur me shumë vështirësi.

Është një nga hapat që duhet bërë drejt formalizmit të ekonomisë që dhe ata që vazhdojnë e kanë evazionin ë shpirt, tu thuash që deri dje e kishit këtë mundësi, por nga sot nuk është më e ligjshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: