Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë, Nikolin Jaka në një lidhje live për ”News24” ka shpjeguar pse është e nevojshme një amnisti fiskale e plotë por e shoqëruar me një legjislacion të fortë pas implementimit të saj.

Jaka thotë se kjo amnisti do të formalizonte ekonominë, qytetarët do e shohin veten në ekonominë private, do të prodhohen vende pune dhe zhvillim.

Ai shton se kjo amnisti fiskale mund të përdoret si instrument i mirë për të dalë nga kriza pas COVID-19, pra për të ringritur ekonominë kurse nga këndvështrimi si sipërmarrës ai thotë se do të dekurajohen të ndershmit, por do të inkurajohet ekonomia formale dhe eleminohet konkurrenca e pandershme.

”Amnistia fiskale është tashmë domosdoshmëri sepse është një periudhë 10- vjeçare që e kemi kërkuar implementimin e saj për të gjitha shtresat, qytetarët, biznese të vogla, të mesme, të mëdha. E ardhur që krijon mundësi dhe fleksibilitet. Duhet bërë një fiskalizim me interes të ulët.
Dalja nga informaliteti në sistemin bankar të parave që janë të disponueshme.
Nxit sipërmarrje të reja. është mse normale që qytetari do e shohë veten në ekonomi private, duke sjellë vende pune dhe zhvillim.

Më e rëndësishme është formalizimi i ekonomisë.
Duke e parë si sipërmarrës ka një dekurajim. Ka skepticizëm që thotë se është pabarazi në treg. është momenti më i mirë pasi amnistia mund të shërbejë si intrument ringritjeje të ekonomisë pas COVID-19, si kuotimi i bursës etj.
Kam besim, duke parë dhe modele të vendeve të tjera që kanë bërë amnisti fiskale të plota, gjithë qytetarët dhe sipërmarrjet, tek deklarimi i parave dhe formalizimi por duhet të kemi parasysh të jetë gjithëpërfshirëse.

Ajo e 2011 dështoi sepse ishte përgjegjësia e atij që deklaronte për të marrë barrën e provës. Pra duhet të përjashtohen ata që janë subjekt të deklarimit të pasurisë, ata të OFL-së. Por nuk duhet ta marrë gjithmonë barrën e provës deklaruesi por duhen institucione të posaçme që të bëjnë ballafaqimin.
Ne kishim parashikuar në 2010 që të ardhurat mund të ishin 1.5 miliardë, por jam i bindur që do ketë rritje. Mjafton qasjes që do i bëjmë emigrantëve por dhe qytetarëve shqiptarë që kanë paratë e padeklaruara në ekonomi informale.
Unë si sipërmarrës është njëfarë dekurajimi për sipërmarrjen e ndershme por më pas inkurajon ekonominë formale dhe do eleminohet konkurrenca e pandershme për të forcuar legjislacionin pas amnistisë fiskale.

E para duhet parë me kujdes drafti që do propozohet. Duhet të ketë ekspertizë ndërkombëtare, pra kush është modeli më i mirë. Duhet një konsultim me grupet e interesit që të gjenden targetet e caktuara që nuk janë pjesë e krimit dhe korrupsionit.”- tha Nikolin Jaka.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb