Dekani i Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin Luarasi, Mateo Spaho, duke folur në emisionin “Real Story” në “News 24” për amnistinë fiskale, deklaroi se administrata aktuale tatimore duhet që të vjelë më mirë taksat dhe të veprojë më me përgjegjësi.

Spaho theksoi se pasi administrata të sillet në mënyrë të denjë dhe të ketë vjelë saktë, atëherë vetëm mund të bëhet një reformë e thellë tatimore.

Arsye pse po bëhet është edhe hyrja e kapitalit të freskët. Tjetër është edhe fakti që jemi në vit afër zgjedhjeve. Kujdes. Situata s’ka ardhur duke u përkeqësuar. Informaliteti është zgjeruar. Kemi shumë miliona euro më pak se plani. Nëse vazhdojmë kështu shkojmë në greminë.

Duhet të dhënat të përmirësohen e pastaj duhet që të kemi administratë të ndershme. Unë dyshoj nëse do të arrihej të kontrolloj sjelljen e tatimorëve. Duhet parë mirë situata, para se të bëhet amnistia fiskale”, tha Spaho.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb