Ministri i Brendshëm Taulant Balla, në fjalën e tij në interpelancën e thirrur nga deputeti Ervin Salianji, tha se sot Shqipëria është një nga vendet më të sigurta për turistët.

Më tej ai foli në lidhje me luftën ndaj krimit të organizuar, ku ka njoftuar arrestimin e dy personazheve të njohur të krimit në Itali e Spanjë, ku pritet edhe ekstradimi i tyre.

“Kam nderin të jem ministër i Brendshëm prej 300 ditësh. Lajmi më i përhapur sot është certifikimi ynë si destinacion i sigurt turistik, i është pastruar një herë e përgjithmonë vendit imazhi i së shkuarës.

Turistët fjala e parë që thonë është që u pëlqen siguria. Flasim për turistë nga vend që sigurinë e kanë të lartë. Janë turistë që ndihen të sigurt në vendin tonë.

Lufta kundër krimit të organizuar është prioritet i kësaj qeverie. Sapo janë arrestuar dy personazhe të botës së krimit, dhe do të ekstradohen nga Italia dhe Spanja.

2023 shënon vitin me shifrat më të ulëta të vrasjeve në 30 vite”, tha ai.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: