Lojtari i Atletico Madrid, José María Giménez analizoi sezonin e Los Colchoneros.

“Ishte një sezon i vështirë nga pikëpamja personale, me disa ulje-ngritje që padyshim nuk na bënë mirë. Ka qenë një sezon kompleks, por gjithmonë përpiqem të jap më të mirën kur jam në fushë”.

Vlerësimi i përgjithshëm: “Në nivel klubi, ka qenë një sezon i çuditshëm. E vetmja gjë që mund ta shpëtojë sezonin, është kualifikimi në Champions League, që është objektivi kryesor. Vetëm atëherë mund të themi se ia kemi arritur synimit.” – tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb