Shqipëria nis kualifikueset e Euro 2024 me datën 27 mars në Varshavë ndaj Polonisë. Një nga ata që i  njeh mirë polakët pasi ka drejtuar skuadra atje është trajneri i njohur, Enkeleid Dobi.  Ish numri një i pankinës së Kukësit ka dhënë një intervistë për Sport News në News 24 ku ka folur pikërisht për 90 minutëshin në fjalë.

Dobi, keni kaluar një pjesë të karrierës në Poloni, si lojtar dhe si trajner, jetoni aty, keni nënshtetësi polake, çfarë mendimi kanë Polakët për Shqipërinë, si e presin këtë ndeshje?

Këtu e respektojnë Shqipërinë. Këtu e respektojnë të gjithë punën dhe progresin që është bërë në futbollin shqiptar. Ka një pjesë njerëzish që e nënvlerësojnë Shqipërinë, janë të ndara opinionet. Ka filluar edhe interesimi i kampionatit polak për shqiptarët.

Çfarë e pret Shqipërinë në Varshavë? Sa do të ndikojnë dy sfidat e fundit që kishim në kualifikueset e Botërorit?

Për Poloninë këto janë ndeshje shumë të rëndësishme, kanë një trajner me eksperiencë. Në ndryshim nga trajneri jonë, kanë një trajner më me emër dhe më të uritur. Santos është i vjetër por i ri në Poloni. Santos ka një përvojë të madhe. Polonia mendoj se do jetë konsekuente. Ai kërkon ekuilibër në lojë. Mund të themi se Portugalia nuk doli kampion europe me lojën e Portugalisë, por me lojë solide.

Dobi, Polonia nuk është vetëm Lewandowski, cila është pika e tyre më e fortë, dhe cila është pika më e dobët, ku mund t’i godas Shqipëria?

Unë mund të them me aq sa e njoh Poloninë, kanë një ekip që nuk bazohet te fiziku. Duhet të kemi një ekuilibër të jashtëzakonshëm. Në ekip kanë një lojtar si Lewa, aftësitë e të cilit dihen. Unë mendoj që duhet të jemi të kujdesshëm të mos i lejojmë të bëjnë kundërsulme.

Dobi, për këtë do bëni tifo në këtë sfidë, me jep një parashikim, se del kjo ndeshje?

Unë them se me pak kujdes dhe me mirëorganizim, një pikë do të ishte me të vërtetë një sukses. Fusha, vendi dhe koha do e tregojë si do shkojnë gjërat. Ne mund të jemi më të freskët. Unë them se një pikë do të ishte mirë. Ndoshta 0-0, nuk e di.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb