Gjatë debatit në lidhje me rihetimin e çështjes së 21 janarit eksperti i sigurisë Fatjon Softa dhe ish-prokurori Eugen Beçi kanë dhënë shpjegimet e tyre në lidhje me transkriptet e marra nga audio-përgjimi i Gardës së Republikës në studion e emisionit “Open”.

Sipas Beçit nuk ekziston një kod i tillë si “ta ta ta”, e cila shfaqet gjatë komunikimit mes gardistëve në 21 janarin e vitit 2011, ndërsa shtoi se duhet të ketë një ballafaqim me dosjen e gjykuar në lidhje me çështjen.

Nga ana tjetër Softa deklaroi se nuk mund të përdoren emrat gjatë një komunikimi të tillë ose shprehje si ” të kërkon ministri”, gjë që sipas tij pasqyron amatorizmin e gardistëve në këtë rast. Sakaq ai tregoi edhe se çfarë do të thotë fjalia “kujdes municionin”, gjë që sipas tij nuk ka qenë sinjalizim për sasinë e municionit, por një thirrje për bërjen kujdes me përdorimin e tij ndaj turmës.

Beçi:

Këto personazhe mund ta kenë deklaruar gjithë komunikimin që ka dalë, duhet të ketë ballafaqim me dosjen e gjykuar.

Me ndryshimet e reja të kodit të procedurës penale është formuluar sërish  se gjithkush që është dënuar mund të rigjykohet vetëm nëse akuza e re parashikon një dënim më të lehtë për të, nëse ligji parashikon që të dënohet 6 vite për shembull nuk mund të hapet. Rihetimi nuk mund të jetë blof pasi ka një moment ku mund të vlerësohen këto prova të reja nëse janë në përputhje me ligjin.

Duhet parë dhe kush e ka transkriptuar audion, edhe ajo duhet të merret me rezerva. Nuk ka një kod të tillë si ta ta ta.

Softa:

Kujdes municionin nuk besoj të ketë lidhje me sasninë e tij. Unë kam rastisur në disa operacione të ngjashme ku njerëzit dalin jashtë kontrollit. Lidhur me fjalën e përdorimit të municionit, kjo fjalë mund të jetë përdorur për të thënë se kujdes që të mos përdoret. Ajo “ta ta ta”, nuk përdoret në polici. Kodi nuk është Artani apo Arbeni, vendosen numra, etj. Të thuhet dhe ministri nuk ka pasur gjë të tillë, dhe të ketë kod, janë amatorë. Një repart elitë i sigurimit nuk mund të flasë me këtë lloj gjuhe, duhet të zbulohet si qëndron e vërteta. Kjo tregon dhe profesionialitetin e këtij personeli që ka çeduar dhe më pas ka ardhur dhe përdorimi i armëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: