Ballkani i Hapur, nën mungesën e Procesit të Berlinit kërcënon “të çimentojë” dominimin e autoritetit të Serbisë në Ballkanin Perëndimor.

Është gjithmonë një ide e mirë të vizitosh Liqenin e Ohrit për ajrin e pastër dhe ujërat e kristalta, një nga vendet më të bukura në Evropë. Fatkeqësisht, të shkosh në këto vende për shkak të mbledhjes së javës së kaluar të liderëve nga rajoni në kuadër të “Ballkanit të hapur”, nuk është edhe aq bukur.

Një paqartësi ekziston në fakt edhe në lidhje me emrin e kësaj nisme, nëse është “Open Balkan”, që tingëllon më shumë si një komandë pasi mund të përkthehet edhe si “Hapni Balkanin”, apo nëse emri duhet “Open Balkan(s)”, që tingëllon si përshkrim.

“Open Balkan” është një nismë në të cilën të gjithë pjesëmarrësit, përveç shtetit kryesor që mund të konsiderohet edhe lider i nismës, bëhen gradualisht më pak të paaftë derisa të arrijnë në një pikë që bëhen tërësisht të pafuqishëm për t’i rezistuar rendit të ri.

Si me çdo kult, mospërputhjet e dukshme janë lënë mënjanë.

E para është pabarazia ekonomike. Dy nga tre pjesëmarrësit, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, kanë GDP që të kombinuara, janë më pak se gjysma e pjesëmarrësit kryesor, pra Serbisë.

Kjo do të thotë se ndërsa të tre vendet do të përfitojnë nga një treg i përbashkët, ajoq ë do të përfitojë gjithmonë e më shumë është Serbia.

Tregu serb është më i madh dhe gjithmonë do të jetë në gjendje të tërheqë më shumë investime të huaja, (çka është edhe një nga synimet parësore të tregut të përbashkët), dhe të prodhojë mallra me vlerë më të lartë për eksport brenda dhe jashtë tregut rajonal.

Diferencat e pagave nuk janë mjaftueshëm të larta për të kompensuar avantazhet e investimit në ekonominë më të madhe dhe më të përparuar të Gjashtëshes së Ballkanit Perëndimor.

Me fjalë të tjera, një valë në rritje do të ngrejë të gjitha varkat, por një varkë, Serbia, do të bëhet anije.

Përkrahësit entuziastë të “Ballkanë(ve) të Hapur” me sa duket nuk i kanë menduar efektet e rritjes dhe produktivitetit të çekuilibruar.

Kjo është befasuese sepse disbalanca të tilla ishin një nga nxitësit e tensionit në ish-Jugosllavi, e përmbledhur në frazën e hidhur të shqiptuar në zonat më të varfra si Kosova,“Kosova radi, Beogradi gradi”, që përkthehet “Kosova punon, pra ka materialin e parë, ndërsa Beogradi ndërton, duke nënkuptuar vjeljen e përfitimit duke prodhuar mallra me vlerë më të lartë nga lënda e parë.

Ekonomia politike e rajonit të sotëm të Ballkanit, e ndarë në shtete të pavarura [njëra prej të cilave, Kosova, nuk njihet as nga Serbia as nga Bosnja dhe Hercegovina, është e ndryshme. Në vend të lidhjes fizike, ekonomike dhe politike, shtetet e vogla të rajonit janë shkatërruar. Unifikimi i tyre në një treg do të krijonte efikasitet, do të tërhiqte investime dhe do të çonte më tej rritjen.

Fuqia mbikqyrëse, synimet dhe vlerat mbikqyrëse

Detyra e lidhjes rajonale duhet të ishte një element themelor i strategjisë së udhëhequr nga Bashkimi Evropian pas luftës për rajonin. Të paktën deri në vitin 2020, në Samitin e Sofjes, BE-ja i dha përparësi bashkëpunimit dhe lidhjes rajonale, të mbështetur nga angazhimi serioz financiar, Plani Ekonomik dhe Investues prej 30 miliardë eurosh.

Samiti i Sofjes pa përkushtimin e plotë nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, për një treg të përbashkët rajonal në një kuadër të ndryshëm siç ishte Procesi i Berlinit, i udhëhequr nga Gjermania dhe i lidhur në mënyrë integrale me rregullat dhe normat e BE-së.

Me fjalë të tjera, të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, jo vetëm tre apo katër prej tyre, kishin përqafuar tashmë një treg të përbashkët rajonal, të shkrirë me synimin e anëtarësimit dhe përkushtimit ndaj vlerave të bllokut gjithëpërfshirës të BE-së.

Një dizajn i tillë, me një fuqi mbizotëruese dhe qëllime dhe vlera mbizotëruese, është antidoti ndaj situatave të hidhura si ato në ish-Jugosllavi. Aftësia dhe tundimi për të shfrytëzuar fuqinë ekonomike ose për të ushqyer inatet nga përfitimet e pabarabarta ekonomike, do të pakësohej nga rritja e përbashkët e vlerave dhe reformave të BE-së.

Nevoja për pushtet mbikqyrës për të mbuluar mosbesimin ishte në thelb të Planit të famshëm Schuman, i cili ishte pararendës i BE-së, modeli më i suksesshëm i krijuar ndonjëherë për arritjen e rritjes ekonomike dhe bashkëpunimit politik midis ndërluftuesve të mëparshëm.

Pas Luftës së Dytë Botërore, Franca ushqeu frikën e fuqisë së ringjallur gjermane që rrjedh nga aksesi në prodhimin e qymyrit dhe çelikut në Luginën e Ruhrit dhe Saarland. Plani Schuman adresoi shqetësimet franceze dhe kërkesat gjermane duke e vendosur prodhimin e qymyrit dhe çelikut nën një Autoritet të Lartë mbikombëtar që përfundimisht u bë Komuniteti Evropian i Qymyrit dhe Çelikut, dhe më vonë Komuniteti Ekonomik Evropian, përpara se të evoluonte përfundimisht në BE-në e sotme.

“Open Balkans” e kthen këtë precedent të suksesshëm përmbys, duke hedhur poshtë çdo mekanizëm mbikombëtar të ndërtimit të besimit(siç është Procesi i Berlinit) në favor të reduktimit të menjëhershëm të barrierave. Filozofia themelore, e “ungjillëzuar” nga Richard Grenell, ish-i dërguari i administratës Trump, dhe tani i përqafuar edhe nga Administrata e Bidenit, është se tregtia dhe krijimi i vendeve të punës kapërcejnë mosbesimin.

Një vështrim në luftën në Ukrainë, e cila kishte një marrëdhënie intensive tregtare me Rusinë deri në momentin e nisjes së agresionit, e “hedh poshtë” këtë koncept.

Në mënyrë të ngjashme, tregtia midis Kinës dhe fqinjëve të saj demokratikë, Japonisë, Koresë së Jugut dhe Tajvanit ka “shpërthyer”, ashtu si besimi midis Pekinit dhe fqinjëve të tij ka rënë ndjeshëm.

E njëjta dinamikë vlen edhe në Ballkan. Nëse tregtia do të ishte e barabartë me besimin, atëherë Serbia, e cila është partneri tregtar numër një i Malit të Zi për eksportet dhe importet, do të kishte tashmë një marrëdhënie besimi me partnerin e saj shumë më të vogël tregtar. Në vend të kësaj, malazezët e perceptojnë Beogradin, saktësisht si grabitqar.
Ajo që ka rëndësi në marrëdhëniet tregtare është karakteri i partnerit tregtar, demokratik apo autoritar. Gjermania Perëndimore u evolua gradualisht në fuqinë më të fortë ekonomike të Evropës dhe një demokraci udhëheqëse që nuk e shfrytëzoi atë fuqi për të përmbysur fqinjët e saj, falë një regjimi të ndërtuar mbi interesat e përbashkëta, vlerat demokratike dhe realizmin, jo besnikërinë.

Serbia e madhe, Shqipëria e madhe

Me “Open Blkans”, SHBA po promovon një regjim tregtar të udhëhequr me entuziazëm nga një autokrat, presidenti serb Aleksandar Vuçiç, i cili minon rendin perëndimor për rajonin.

Përpara 24 shkurtit, mbështetja për “Open Balkan(s)” ishte naive; pas 24 shkurtit është neglizhencë.

Beogradi është në kundërshtim të hapur ndaj detyrimeve të tij ndaj BE-së si një kandidat për të aplikuar sanksione ndaj Rusisë. Jo vetëm që Vuçiç refuzon me forcë të sanksionojë Moskën, por ai kultivon në mënyrë aktive partneritetin e tij të vazhdueshëm strategjik me Vladimir Putinin.

Zëdhënësi i Vuçiçit, ministri i Brendshëm serb Aleksandar Vulin, sulmoi verbalisht ambasadorin e SHBA-së Christopher Hill dhe lëshoi një kërcënim flagrant kundër SHBA-së për sanksionet.

Në një moment kur lufta e Rusisë kërcënon rendin perëndimor dhe madje edhe atë global, nocioni për të kapërcyer një skemë të dyshimtë tregtare me aleatin numër një të Putinit në Ballkan dhe ndoshta në Evropë (duke qenë se edhe kryeministri hungarez Viktor Orban ka vendosur sanksione), është shqetësuese.

Lufta e Rusisë në Ukrainë është një moment për të bërë disa zgjedhje, dhe deri më tani, Vuçiç ka bërë zgjedhjen e tij. Autokrati serb duhet të shikohet si ushtar i një krimineli lufte, jo si partner.

Miqësia shqetësuese me Vuçiçin ngre pabarazinë e tretë të nismës, atë mes fqinjëve të Serbisë që e “blejnë” “Open Balkan” dhe atyre që nuk e bëjnë këtë.

Përkrahësit theksojnë përqafimin e nismës nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, si dhe kryeministri i ri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, si dëshmi se dyshimet midis malazezëve, boshnjakëve dhe kosovarëve janë të pabazë.

Ka një shpjegim për këtë enigmë.
Shqiptarët (në Shqipëri, Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut) dhe maqedonasit nuk ndajnë ankthet për dominimin ekonomik serb, sepse ata nuk përballen me kërcënime të drejtpërdrejta nga autoritarizmi i Vuçiçit.

Duke parë të bllokuar rrugën e tyre drejt BE-së, maqedonasit janë të gatshëm të shkojnë së bashku me Ballkanin e Hapur; integrimi mes gjashtëshes së Ballkanit Perëndimor shërben si një bllokues kundër nacionalizmit grabitqar bullgar.

Përveç kësaj, njohja e fundit e Kishës Ortodokse Maqedonase nga Kisha Ortodokse Serbe ka rritur marrëdhëniet në një kohë kur identiteti maqedonas është nën sulm nga Bullgaria, një shtet që është gjithashtu ruvale e Beogradit.

E udhëhequr nga kryeministri Edi Rama, Shqipëria mund të ketë një interes afirmativ për “bashkëpunimin rajonal” të stilit të “Open Balkan(s)”.

Me kalimin e kohës, një regjim tregtar tërësisht jashtë kornizës së BE-së do ta lërë nacionalizmin serb nën Vuçiç të drejtuar tërësisht në ruajtjen e status quo-së mbi Kosovën. Ashtu siç ndodhi me “shkëmbimin e territoreve” të vitit 2019, SHBA-ja dhe BE-ja të bezdisura nga mosmarrëveshjet e lodhshme të Ballkanit, mund të pranojnë sërish ndarjen, të nxitur nga të huajt që pretendojnë se duhet një zgjidhje për konfliktin e ngrirë.

Ndarja, me fjalë të tjera, hap automatikisht çështjen e bashkimit të Kosovës dhe Shqipërisë, pra çështjen e krijimit të një Shqipërie të Madhe.

Nuk ka nevojë të ketë ndonjë takim të fshehtë mes Ramës dhe Vuçiçit të llojit të Karagjorgjevës mes Franjo Tuxhmanit dhe Sllobodan Millosheviçit në prag të kolapsit të Jugosllavisë.

Nën një Beograd ekonomikisht më të fuqishëm dh të pakufizuar nga asnjë kornizë e BE-së, përveç kandidaturës së Vuçiçit në BE, perspektivat për njohje reciproke në dialogun e ndërmjetësuar nga BE janë edhe më të largëta.

Në të vërtetë, nënshkrimi i marrëveshjes së “Normalizimit Ekonomik” në Shtator 2020 në Shtëpinë e Bardhë nën administratën e Trump, nuk bëri asgjë për të zbutur armiqësinë e Beogradit ndaj Prishtinës, edhe pse Kosova drejtohej atëherë nga kryeministri bashkëpunues Avdullah Hoti, një ekonomist.

Përfundimisht, politikëbërësit perëndimorë të frustruar, duke parë që Serbia nuk do të lëvizë do të pyesin: ‘Pse të mos jemi ‘praktikë’ për Kosovën?’

Rivali i Ramës në Prishtinë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është gjithashtu një nacionalist mbarëshqiptar që promovon bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë.

Kurti, si shumica e kosovarëve, nuk dëshiron ta shohë Kosovën të ndarë, pjesërisht sepse kjo do të shfajësonte politikën nacionaliste serbe nën Millosheviçin – e ringjallur nga Vuçiç, një mbrojtës i ultra-nacionalistit Vojisllav Sheshel.

“Shfajësimi” i krijimit të një Serbie të Madhe në Kosovë do të bënte të njëjtën gjë për ambiciet nacionaliste serbe në Bosnje dhe Mal të Zi.

Fitore për Rusinë

E gjithë kjo do të ishte një fitore për presidentin rus Vladimir Putin dhe vizionin e Putinit për Ballkanin dhe Evropën. Moska në përgjithësi mbështet iniciativat perëndimore në rajon që Kremlini beson se nuk mund të funksionojnë, si dialogu i udhëhequr nga BE, ose që çojnë përpara axhendën ruse.

Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov, në terma të prerë, pohoi kohët e fundit mbështetjen e Moskës për Ballkanin e Hapur. Kjo nuk është hera e parë. Media kryesore ruse në Serbi, Sputnik Serbia, ka promovuar në mënyrë të përsëritur ‘Ballkanin e Hapur’, siç vunë në dukje Srdjan Darmanovic dhe Andelka Rogac në raportin e tyre CEDEM mbi ‘Gjurmën dixhitale ruse në Ballkan’. Raporti citon një sërë titujsh lavdërues të Sputnik-ut, duke përfshirë këtë perlë: Vuçiç: “Ballkani i hapur” do të funksionojë, vetëm sepse askush përveç nesh nuk e ka menduar atë.

Siç e ka bërë të qartë, Ramës nuk i intereson asgjë nga këto. Për momentin, gjithçka që ai dhe përkrahësit e tjerë të “Open Balkan(s)” duan, janë rezultatet. Fatkeqësisht, përkundër të gjitha zhurmave rreth “Open Balkan(s)”, ai nuk ka dhënë shumë të tilla.

Avokati ndërkombëtar serb Relja Radoviç kohët e fundit ekspozoi natyrën e zbrazët të Open Balkan, të quajtur, “Marrëveshja për Kushtet për Qasje të Lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor”.

Siç shpjegon Radoviç, qëllimi i supozuar i aksesit të lirë nuk është as zyrtarisht i përpunuar në terma dhe “mbetet në nivelin e dëshirave të mira”.

Mungesa e progresit është gjithashtu zhgënjyese, sepse e gjithë ideja e ‘Ballkanit të Hapur’ ishte të kalonte ritmin e ngadaltë të ‘Procesit të Berlinit’.

Përpjekjet e përbashkëta për të krijuar ‘lista kontrolli’ të planifikuara për ndjekje nga tre partnerët e Open Balkans me sa duket nuk janë ndjekur.

Në fund, Open Balkans i ofron Aleksandar Vuçiçit mundësinë për të realizuar iluzionin e stabilitetit bashkëpunues në Ballkan duke ndërtuar kushtet për destabilitet.

Është koha për të ringjallur llojin e proceseve të bazuara në realitet që çuan Francën dhe Gjermaninë të ndërtonin themelet e Bashkimit Evropian. Nuk ka asnjë arsye që Ballkani të mos shohë të njëjtin transformim.

Përktheu: BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb