Real Madrid do të përballet me Manchester Cityn të mërkuren në orën 21:00, në kuadër të gjysmëfinales së dytë të Champions League. Akti  i parë ka përfunduar 4-3 në Angli për “Qytetarët” dhe kualifikimi do të vendoset në Madrid. Në prag të këtij 90 minutëshi ka folur trajneri i Los Blancos, Carlo Ancelotti, i cili preku tema të ndryshme.

“Skuadra është mirë, e motivuar dhe e përqëndruar. Na pret një sfidë e madhe, kemi mundësinë që të luajmë një tjetër finale të Champions League. E dimë që do të jetë një sfidë e vështirë, por kemi shumë besim. Kemi një disavantazh të vogël, por mund t’ia dalim.Do të përballen dy skuadra që kanë kualitetet të mëdha kolektive dhe individuale. Nuk mund të arrish në finalen e Championist vetëm me zemër. Zemra është e rëndësishme, por nevojitet edhe një impenjim i madh dhe kualitet individual.

Rikthimi i Casemiro do të na ndihmojë, rikthimi i tij na jep qualitet në fazën difensive. Me të në fushë ne lëvizim më mirë, jemi më kompakt.

Vinicius? Nuk ka ndryshuar pozicion, është shumë i qetë dhe i përqëndruar. Është maturuar, i kam dhënë besim dhe kjo gjë e ka bërë të marrë vendimet e duhura.Ndeshja duhet të jetë perfekte në të gjitha aspektet. Mbrojtja duhet të jetë më mirë se në ndeshjen e parë. Duhet të bëjnë mirë presionin për të evituar pasimet midis linjave dhe tranzicionet” – tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb