Me 11 janar në Riad, Real Madrid do përballet me Valencian, në kuadër të gjysmëfinales së Superkuës së Spanjës. Një sfidë brenda sfidës është edhe ajo mes dy trajnerëve të njohur për njëri tjetrin, Ancelotti dhe Gatusso.
Para mediave ka dalë numri një i pankinës së Los Blancos, Ancelotti, ku nuk lë pa përmendur marrëdhënien që ka patur ndër vite me Gatusso.
“Kemi pasur momente shumë të mira me Gatusson, kemi fituar dy Champions League. Më pas marrëdhënia nuk ka qenë gjithmonë e mirë, kemi pasur edhe probleme personale, por nuk dua të flas për to. Në atë Milan luanin shumë trajnerë të sotëm… Skuadrat e Gattusos janë shumë intensive, ai jep një identitet shumë të qartë” – Tha ai.
(BalkanWeb)
