Gennaro Gatusso dëshiron që të rikthehet sa më shpejt të jetë e mundur në drejtimin e një skuadre, edhe pse përvoja e fundit në krye të stolit të Valencias nuk ishte pozitive.

“Përvoja që pata te Valencia ishte e pabesueshme. E dija që do të përballesha me probleme, tifozët ishin kundër presidencës.

Më duhet të ndjej besim, është shumë i rëndësishëm për punën e një trajneri. Serie A është bërë shumë konkurruese në 2-3 vitet e fundit.

Sukseset në arenën ndërkombëtare nuk kanë ardhur rastësisht. Do të më pëlqente shumë të rikthehesha në Itali. Të shohim” – tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: