Carlo Ancelotti firmosi pak ditë më parë një kontratë 3-vjeçare me Napolin duke i dhënë fund pushimeve prej 8 muajsh që pas shkarkimit nga Bayern. Në një intervistë të fundit tekniku italian ka rrëfyer përse refuzoi Italinë, kombëtaren e vendit të tij që tani drejtohet nga Mancini.

“Do të vijë momenti që të drejtoj edhe një kombëtare, por për momentin preferoj akoma klubet. Refuzova Italinë, për të marrë drejtimin e Napolit dhe shpresoj të bëj sa më mirë atje. Klubet ku do ta kisha shumë të vështirë të stërvitja, janë Barcelona dhe Interi, për shkak se kam drejtuar rivalët e tyre të përjetshëm”, deklaroi Ancelotti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb