Kristal Abazaj ishte goditje më e madhe e Kukësit në merkaton e verës, një rikthim i bujshëm në Superligë që shtoi dhe më shumë klasin në radhët e ekipit verilindorë. Abazaj u transferua në formë huazimi por e ardhmja e tij në Superligë u vendos ndjeshëm në pikëpyetje në një kohë kur në Belgjikë, mediat vendase shkruajnë për një kalim të tij tek Eupen pasi Anderlecht ka vendosur ta nxjerr në shitje. Ky fakt trazoi jo pak tifozët pasi Abazaj pak nga pak rifitoi formën e tij duke u kthyer në titullar fiks në formacionin e Shpëtim Duros.

Abazaj
Abazaj

BalkanWeb kontaktoi me drejtuesit e klubit të cilën mohuan në mënyrë kategorike largimin e Abazajt gjatë merkatos së janarit. Sulmuesi tropojan do të qëndroj tek Kukësi deri në përfundim të sezonit dhe aventurës së mundshme të Kukësit në Europë, më pas do të rikthehet tek Anderlecht, skuadër e cila ka në pronësi kartonin e tij. Kukësi ka qëndruar në heshtje deri në këtë pikë të merkatos pasi gjithçka është e lidhur me lëvizjet në dalje, siç ishte largimi i Mirlind Dakut që detyron verilindorët të gjejnë një zëvendësues tjetër për Vasil Shkurtaj.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb