Andrew Scott është një nga aktorët që i bashkohet kastit të “Knives Out 3” me Daniel Craig.

Ylli i “Ripley” dhe “Fleabag” do të luajë në vazhdimin e aventurave të detektivit Benoit Blanc të titulluar “Wake Up Dead Man: A Knives Out Mystery ” së bashku me Cailey Spaney dhe Josh O’Connor tashmë të shtuar.

Në qendër të vëmendjes sigurisht është Daniel Craig, i cili rikthehet në rolin kryesor të detektivit elitar.

Rian Johnson ka shkruar, drejtuar dhe prodhuar me partnerin e tij në “T-Street”, Ram Bergman, si në filmat e tjerë.

“Wake Up Dead Man” ribashkon Craig me Scott, i cili ndau skena në vazhdimin e James Bond të vitit 2015 “Spectre”.

Xhirimet pritet të fillojnë së shpejti dhe pritet të ketë premierë në Netflix në vitin 2025.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb