Një dyshe e re në ekran dhe një bashkëpunim që sigurisht do të ngjallë kuriozitet.

Anduena Llabani dhe Sebastian Zonja nisin sot “Oponencë”, emisionin në sezonin e dytë në News24, ku politika, debatet dhe temat e forta të aktualitetit do të jenë në qendër të vëmendjes.

Pas eksperiencës televizive përkrah Arjan Çanit, këtë herë Sebastian Zonja do të jetë në krah të Anduenës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by News24 Albania (@news24al)

Një kombinim disi i papritur, që mbetet për t’u parë se çfarë “kimie” do të sjellë në ekran.

Por “Oponencë” nuk do të jetë thjesht një tjetër emision politik. Të ftuar, tema speciale, çështje specifike dhe mbi të gjitha ato historitë që nisin si një “zhurmë” e vogël dhe përfundojnë duke marrë përmasa të mëdha.

Dhe duket se ky tremujor do të ketë jo pak të tilla.

Bumet, dosjet e forta dhe ato që mund t’i quajmë fare mirë “dosjet e nxehta” pritet të jenë pjesë e këtij sezoni.

Pra, nga sot, Anduena Llabani dhe Sebastian Zonja provojnë veten si dyshe në “Oponencë”. Tani mbetet vetëm të shohim nëse përballë kamerave do të ketë po aq “oponencë” sa premton vetë emri i emisionit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb