TIRANE- Kryetari i këshillit bashkiak të Tiranës, Aldrin Dalipi si dhe anëtarë të këshillit vizituan sot Shtëpinë e Foshnjës në Fshatin SOS. Në këtë shtëpi ku qëndrojnë rreth 30 fëmijë të cilët kanë nevojë për dashuri dhe përkujdesje, këshilltarët socialistë krijuan një atmosferë festive ndërsa shpërndanë edhe dhurata.

“Ne i urojmë gjithë të mirat edhe kësaj qendre. Gëzuar festat dhe fëmijëve, dhe të gjithë atyre që kujdesen për ta“, tha Aldrin Dalipi, kryetar i Këshillit Bashkiak. “Ne do uronim që këto aktivitete të shtriheshin gjatë gjithë vitit, jo vetëm në ditët e festave“, tha drejtoresha e fshatit SOS. Nismës së Bashkisë së Tiranës për të qenë më pranë njerëzve në nevojë këtë fundvit iu bashkuan edhe aktivistët e FRESSH.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb