Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka deklaruar se Finlanda do të mirëpritet zyrtarisht në NATO brenda pak ditësh, pas miratimit nga Turqia të pranimit të vendit baltik në aleancën perëndimore të mbrojtjes.

“Të 30 aleatët e NATO-s kanë ratifikuar tani protokollin e anëtarësimit. Finlanda do t’i bashkohet zyrtarisht aleancës sonë në ditët në vijim”, tha Jens Stoltenberg.

Pas votimit turk, qeveria finlandeze tha se bashkimi me aleancën do të forconte sigurinë e vendit dhe do të përmirësonte stabilitetin dhe sigurinë në rajon.

“Si aleatë, ne do të japim dhe do të marrim siguri. Ne do të mbrojmë njëri-tjetrin. Finlanda qëndron me Suedinë tani dhe në të ardhmen dhe mbështet aplikimin e saj”, shkroi në ‘Twitter’, Sanna Marin, kryeministrja finlandeze.

Pranimi i Finlandës në NATO erdhi pasi Rusia tha të premten se një armëpushim në Ukrainë nuk do t’i mundësonte asaj të arrinte qëllimet e operacionit të saj special ushtarak për momentin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb