TIRANË

Kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi foli sot regjistrimin e anëtarëve të KZAZ nga PD për zgjedhjet e 14 majit.

Në mbledhjen u la jashtë rendit të ditës lista me anëtarët e depozituar për KZAZ-të nga të dyja palët e PD-së. Celibashi deklaroi se janë në proces të verifikimit të listave të depozituar nga dy palët e PD.

“Të dyja përgjigjet që jap qëndrojnë. Jemi në proces të verifikimit të dokumenteve të paraqitur nga PD në lidhje me propozimet për anëtarë të KZAZ. Duke shtuar edhe faktin që kemi dy lista, një nga Noka në cilësinë e sekretarit të përgjithshëm të PD dhe tjetra nga Sefa që është përfaqësuesi ligjor i PD në KQZ. Situata është e tillë që do duhet të konsultojmë, maksimumi deri më datën 7 mars mbi legjitimitetin e personit që do duhet të përfaqësojë interesat e PD, më së pari në procesin e regjistrimit si subjekt zgjedhor në KQZ. Këtu fillon përgjigja e dytë.

Ne jemi në këtë situatë dhe pse dikush përpiqet ta lexojë ndryshe ose mos ta lexojë fare, por duke e sqaruar edhe njëherë. Vendimmarrja e KQZ-së, e komisionerëve më pas e KAS-it, po flas për rastin e Komisionerit të paktën do të jetë strikt, bazuar në Kodin Zgjedhor. Nuk kemi ardhur akoma te ajo nëse është e drejtë apo e gabuar. Në momentin që do të vendosim për këtë, kjo vendimmarrje do të jetë tërësisht në përputhje me parashikimet e ligjit. Do të jetë një vendimmarrje e thjeshtë, nuk kam asnjë drojë.
KZAZ-të do të konstituohen se do fillojnë të punojnë. Është kuorumi. Në momentin më të përshtatshëm të mundshëm do të emërojmë dhe anëtarët e KZAZ-ve të emëruar nga PD-ja. Të vendosurit sipas ligjit, do të thotë të vendosurit dhe me një lloj përgjegjshmërie për fatin e procesit zgjedhor”, tha Celibashi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: