Sulmuesi anglez, Harry Kane u shpreh se skuadra ka parë shenja përmirësimi me Tuchel në stol. Sipas Kane, fakti që ekipi po përballet ndaj më të mirëve tregon gjithçka.
“E dimë që mund të përmirësohemi dhe mund të luajmë më mire. Kur ai (Tuchel) na sheh në stërvitje, sheh lidhjen tonë dhe çfarë mund të bëjmë, veçanërisht me lojtarët që kemi, mënyrën se si sulmojmë, situatat dhe aftësitë tona një-me-një. Ai thjesht dëshiron të shohë atë version tonën në lojë.
Ai, si të gjithë ne, e di që nuk është aq e lehtë, ne po luajmë kundër kundërshtarëve të mirë. Ai po përpiqet ta nxjerrë këtë nga ne, dhe ne vetë e dimë që kemi një nivel tjetër që mund ta arrijmë. Ende nuk e kemi treguar këtë. E treguam ndonjëherë. Kundër Norvegjisë ishte ndonjëherë. Por nuk kishim kontrollin e plotë që do të donim dhe që mendoj se mund ta kemi”.
