NGA MARIGLEN MËRTIRI*

TIRANË- 30 nga 55 shkollat 9-vjeçare të kryeqytetit kanë vendosur t’u mësojnë anglisht nxënësve të klasës së 6 të njëjtat njohuri që u mësuan në klasën e 5. Kjo përzgjedhje teksti erdhi pas anulimit të urdhrit të dhënë nga DAR Tirana për pezullimin e procesit më 10 gusht, pas akuzave për ndikim në përzgjedhjen e teksteve anglisht.

Por duket se komisioni i vlerësimit të teksteve nuk ka vërejtur asnjë parregullsi dhe ka lejuar që përzgjedhja e tekstit të gabuar të ndodhë në masë duke përjashtuar dy tekstet e tjera të cilat bartnin një nivel më lart të nxëni se ai fillestar.

Ndaj më datën 1 shtator nxënësit e klasës së 6 do të marrin librin e përzgjedhur nga mësuesja e tyre e anglishtes por nuk do mund të avancojnë në përvetësimin e gjuhës së huaj por vetëm do të ripërsërisin dijet. Për arsyet e pezullimit të këtij konkurrimi dhe për zhbllokimin e tij, në Ministrinë e Arsimit askush nuk prononcohet pasi pushimet e gjata që kanë zgjedhur, nuk mund të prishen për këtë shkelje pasi ajo është bërë sigurisht me miratimin e tyre.

Çuditërisht as në shkollat ku është bërë përzgjedhja e kësaj anglishteje nuk ndodhet asnjë mësueseve që tejkalon veten dhe arsyetuar vendimin. Kjo përzgjedhje është bërë mbi 50% të shkollave të kryeqytetit, ndaj nxënës këtë vit shkollor nuk duhet të shqetësoheni për lëndën e anglishtes ajo është më e thjeshtë nga sa e prisnit.

Mbi 50% e shkollave të kryeqytetit zgjedhin tu ripërsërisin dijet nxënësve të klasës së 6 në anglisht. Përzgjedhja e tekstit u dikton të nxënit në vendnumëro nxënësve pasi niveli i anglishtes është fillestar, fazë të cilën e kanë kaluar në klasën e 5-të. Askush nga institucionet përgjegjëse nuk prononcohet për këtë shkelje me justifikimin se janë me pushime.

SHKOLLAT 9-VJEÇARE NË TIRANË QË KANË ZGJEDHUR TEKSTIN ANGLISHT “SPARK 1”

“4 Dëshmorët”
“26 Nëntori “
“28 Nëntori”
“Ahmet Gashi”
“Dëshmorët e Lirisë”
“Shkolla e Kuqe”
“Edit Durham”
“Emin Duraku”
“Fan Noli”
“Gjergj Fishta “
“Hasan Prishtina”
“Hasan Tahsim”
“Ibrahim Braja”
“Isa Boletini “
“Liceu Artistik”
“Kol Jakova “
“Konferenca e Pezës”
“Kosova”
“Kushtrimi i Lirisë”
“Mihal Grameno”
“Mustafa Grablleshi”
“Naim Frashëri”
“Osman Myderizi”
“Pal Ëngjëlli”
“Pjetër Budi”
“Qazim Turdiu “
“Ramazan Jarani“
“Servete Maci “
“Siri Kodra“
“Vasil Shanto“
(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: