ROMË- Të mbijetuarit e anijes së mbytur të martën në brigjet e Libisë, njoftuan sot kur mbërritën në Itali se rreth 100 të tjerë mund të kenë vdekur, sipas IOM-së.

“Të mbijetuarit që ekipet tona arritën të marrin në pyetje kur zbritën në protin Empedocle (Siçili) na folën për rreth 100 të zhdukur, që kishin mbetur të bllokuar në anije”, deklaroi Flavio Di Giacomo, zëdhënës i Organizatës Ndërkombëtare për Migrantët (IOM) në Itali.

“Sipas këtyre të fundit, anija mbante rreth 650 persona kur u nis nga Libia, ku shumica ishin marokenë, një kombësi që deri tani ka qenë shumë pak prezente mes imigrantëve që mbërrijnë në Evropë nëpërmjet Libisë”, theksoi Di Giacomo.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: