Një anije e madhe mallrash, është përplasur me vinçin gjigant në portin e Tajvanit, ku si pasojë, dhjetëra kontejnerë ranë e u dëmtuan rëndë.

Sipas raportimeve, një punonjës i portit, është shtruar në spital si pasojë e lëndimeve që mori. Vinçi fillimisht kishte nisur të rrëzohej me ngadalësi, e më pas, e kishte rritur shpejtësinë duke u përplasur me një vinç tjetër.

Në videon e publikuar më poshtë shfaqet momenti kur punonjësit vrapojnë me gjithë forcën për të shmangur më të keqen.

Anija 86 mijë tonëshe që i përket Orient Overseas, kompanisë nga Hong Kongu, po bëhej gati të ndalej në portin e Kaosunit në jug të Tajvanit kur u përplas me vinçin, shkruajnë mediat e huaja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: