Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan e siguroi dje kancelaren gjermane Angela Merkel se Turqia dëshiron të hapë një faqe të re me Bashkimin Europian, sipas një burimi zyrtar.

 

“Gjatë një videokonference me Merkel, presidenti Erdogan e falënderoi kancelaren për kontributet e saj konstruktive dhe përpjekjet në favor të marrëdhënieve Turqi- BE”, tha në një njoftim për shtyp Presidenca Turke.

Erdogan bëri thirrje, gjithashtu, për një rishikim të marrëveshjes së përfunduar në 2016 midis BE-së dhe Turqisë mbi migrantët, qëa do të ishte edhe çelësi i një axhende pozitive me Europën.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb