Komisioneri Publik përmes një ankimi drejtuar KPA kërkon shkarkimin e prokurorit të Vlorës, Erjon Shqarri.

Komisioneri Publik, nga shqyrtimi i vendimit nr. 757/2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, në konsideratë edhe të rekomandimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM), konstaton se subjekti i rivlerësimit nuk ka arritur të provojë të kundërtën e barrës së provës mbi gjetjet e rezultuara nga hetimi administrativ.

Komisioneri Publik kërkon që shkaqet e këtij ankimi të merren në shqyrtim nga ana e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe, në përfundim të një hetimi të plotë të çështjes, të vendosë ndryshimin e vendimit nr. 757, datë 9.4.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe pezullimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Erjon Shqarri, për një periudhë njëvjeçare, dhe detyrimin për të ndjekur programin e trajnimit, sipas kurikulave të miratuara nga Shkolla e Magjistraturës.

Shqarri është konfirmuar në detyrë nga KPK në prill të 2024. Erjon Shqarri e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2003 si oficer i Policisë Gjyqësore. Ai u emërua prokuror në Prokurorinë e Tropojës në vitin 2015 dhe prej vitit 2016 e ushtron funksionin në Prokurorinë e Vlorës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb