Hervin Çuli dhe Adelina Muça dikur një çift i bukur teatral të dashuruar dhe të martuar, fryt i të cilës është Noha vajza e tyre e vogël dhe sot të ndarë, për herë të parë dalin publikisht, dhe këtë e bëjnë në News24, për të dhënë mesazhin se dy njerëz të ndarë nuk duhet domosdoshmërisht të urrehen e të mos respektohen, por pse jo të punojnë bashkë edhe për një vepër teatrale që quhet “Anonimi i Vendikut”.

Edhe pse të ndarë ata do të shfaqen aty të dashuruar dhe vajza e tyre Noha do të ketë rolin e engjëllit.

Ata dhanë publikisht këto mesazhe në një kohë të trazuar si kjo e sotme kur njerëzit po vriten duke qenë bashkë e jo të ndarë.

Aktori Hervin Çuli tha në rubrikën Opinion News24 me Ola Bruko se kjo vepër të bën të qeshësh e të qash.

Çuli theksoi se historia tek “Anonimi i Venedikut” i përket asaj që ka përafërsisht çdo çift e çdo familje.

Hervin Çuli: “Anonimi i Venedikut” është një romancë dashurie e dy të kundërtave të mëdha në këtë botë e jetës dhe vdekjes. Një histori dashuri e një ccifti që janë ndarë, por që ribashkohen për të kryer aktin e divorcin, por aty ndodh një udhëtim në kohë, një udhëtim dashuror por që mbart brenda edhe një tragjedi të madhe. Të bën të qeshësh e të qash. Është një roman dashurie, që do të sillet në shfaqje. Anonimi i Venedikut i përket çdo çifti dhe familje. Noha në shfaqje është një ëngjëll që shfaqet.

“Njerëzit duhet të bashkëveprojnë në jetën e tyre”, tha Çuli.

Në vijim ai shtoi se është një mesazh i bukur që ia vlen për t’i dhënë publikut dhe së pari ne e japim në këtë shfaqje nga vetja.

“Mesazhi i veprës nis nga vetja e më pas tek të tjerët”, tha ai.

“Toleranca, paqja, dëshira për të jetuar më mirë, për t’iu dhënë të afërmve, fqinjëve të njëjtin mesazh të bukur. Ne e kemi një lloj dedikimi, ka qenë një lloj “shkuesi” nga Fatos Sela i cili ka luajtur rolin që luaj unë 21 vjet më parë dhe ka qenë një sukses i jashtëzakonshme me regjinë time dhe tani edhe si një dedikim për Tosin, një rikujtim, rikthim të këtij teksti të madh në skenë, duam t’i dedikojmë këto tre shfaqje të para, shpresoj të mos jenë të fundit, pra t’ia dedikojmë Tosit donë të madh“, vijon Çuli.

Ndërsa aktorja Adelina Muça tha se edhe publiku do ta gjejë veten në këtë histori.

Adelina Muça: Ashtu si ne të dy e gjejmë veten në këtë histori, ashtu do e gjejë edhe publiku. Mesazhi që japim përmes kësaj shfaqjeje është që nuk është e thënë që dy njerëz të jenë të destinuar të vdesin bashkë, por nëse është një cikël i mbyllur, atëherë secili mund t’ia nisë nga e para. 

Një rol në skenë do të ketë edhe vajza e tyre, Noha.

Hervin Çuli: Noha është një lloj filli lidhës në shfaqje, është një ëngjëll që krijon një re të bukur qiellore qëka brenda dashurinë, urrejtjen, jetën dhe vdekjen. Është një rol i shpikur, nuk është në tekst. 

Adelina Muça: Është ai filli që i bashkon këta, por është edhe ai filli i këputur pastaj. 

Hervin Çuli: Noha është një arsye, duam apo s’duam, urrehemi apo mos ta respektojmë njëri-tjetrin, në fund të fundit ne kemi një krijesë e cila na lidh. Kjo është një gjë të cilën ne nuk e shmangim dot. Ligësia duhet të jetë shumë e madhe pastaj që ta shmangësh. 

Shfaqja “Anonimi i Vendikut” do të vihet në skenën e ArTurbina në datën 31 maj, 1 dhe 2 qershor.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: