Deputeti demokrat Dashnor Sula, ka deklaruar se Shqipëria nuk është vend i sigurt për të jetuar, referuar një deklarate nga Britania e Madhe për anulimin e marrëveshjes me qeverinë shqiptare për depërtimin e qytetareve shqiptar që aplikojnë për azil në Britani.

Me anë të një postimi në Facebook, Sula shtoi se institucionet ligjzbatuese duhet të ngrihen në këmbë dhe të çojnë para përgjegjësisë ata që e kanë çuar Shqipërinë në këtë situatë.

Postimi i plotë:

“Shqipëria nuk është vend i sigurt për të jetuar”
Çfarë fatkeqësie të lexosh nga zyrtarë të huaj që pas 32 vitesh nga rrëzimi i sistemit komunist, Shqipëria është sërish vend i pasigurt për të jetuar. Ky lajm i hidhur vjen nga Britania e Madhe ku bëhet me dije se është anuluar marrëveshja e nënshkruar me qeverinë shqiptare në gusht të vitit të kaluar për depërtimin e qytetareve shqiptar që aplikojnë për azil në Britani.
“Marrëveshja parashikonte se kërkesat për azil të bëra nga shqiptarët janë të rreme. Në fakt shifrat e fundit tregojnë se 53% e kërkesave shqiptare për azil pranohen nga Home Office duke treguar se për shumë shqiptarë vendi i tyre nuk është një vend i sigurt për të jetuar”, tha Clare Moseley, themeluesja e Care4Calais.
Pas kësaj deklarate dhe prishjes së marrëveshjes te gjithë institucionet ligjzbatuese duhet të ngrihen në këmbë dhe të çojnë para përgjegjësisë ata që e kanë kthyer Shqipërinë vend të rrezikshëm për të jetuar. Askush nuk duhet të bëhet kontribues për zbrazjen e vendit tonë nga rinia, nga truri, nga forca e punës dhe nga e ardhmja të cilët vazhdoj ë të ikin masivisht përmes kanalit të Lamansh-it duke rrezikuar edhe më tepër jetën pasi deti po “trazohet” prej motit të keq.
Së fundi, një nga mediat prestigjoze britanike “The Telegraph”, shkuajti pak ditë më parë në një artikull të saj se “është vlerësuar se deri në fund të këtij muaji mund të kenë arritur në Britaninë e Madhe rreth 9 mijë shqiptarë. Në përgjithësi, gati 4,700 migrantë kanë kaluar tashmë Kanalin këtë muaj, duke e çuar totalin deri më tani këtë vit në 29,716, krahasuar me 28,526 për të gjithë vitin 2021 dhe 8,400 në 2020”. E në një kohë që ky fenomen nuk ndalet, nuk do ishte çudi që deri në fund të vitit të kemi një dyfishim të ikjeve krahasuar me një vit më parë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb