TIRANE – Avokati i Popullit, Igli Totozani, së bashku me tre grupe pune nga institucioni po inspektojnë nga afër zonat e përmbytyra nga reshjet e rënduara të ditëve të fundit.

Z. Totozani dhe ekspertët e institucionit po monitorojnë masat e marra nga strukturat përgjegjese shtetërore në nivel vendor dhe qendror, për eliminimin e pasojave, evidentimin dhe vlerësimin e dëmeve në rastet e emergjencave civile, si dhe marrjen e ankesave nga ana e qytetarëve.

Konkretisht Avokati i Popullit, Igli Totozani, së bashku me disa ekspertë po kryen inspektime në zonën Rrogozhinë- Lushnje; Grupi i dytë ndodhet në zonën e Lezhës dhe grupi i tretë i punës në zonën Sukth – Shijak.

Pas verifikimit në terren të familjeve që kanë pësuar dëme nga përmbytjet Avokati i Popullit do të hartojë edhe rekomandimet përkatëse në ndihmë të tyre.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: