Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço deklaroi se Bashkitë kanë nevojë për decentralizim të rregullave fiskale.

Në një deklaratë pas mbylljes se konferencës rajonale “Qytetet inteligjente”, Jaço theksoi se duhet të forcohet bashkëpunimi mes sektorit publik e privat të forcohet.

“Jemi të kënaqur nga pjesëmarrja në këtë konferencë. Ka qenë një koordinim i madh me disa organizata dhomës amerikane të tregtisë, ambasadës por gjithashtu dhe me institucione të tjera. Në konkluzion ne patëm disa mesazhe por një mesazhe për kompanitë globale të cilët i ftuam ta shikonin Shqipërinë si pjesë të një tregu të Ballkanit Perëndimorë lidhur me këtë kemi pasur një nga efektet anësore të këndshme për ne ka qenë që një nga gjigandët e teknologjisë po diskutojmë sesi tani mund të vijnë në Europë por po i diskutojmë. Mesazhi i dytë ka të bëjë me kryetarët e bashkive dhe bashkitë ne mendojnë që punët që ata kanë bërë deri tani kanë qenë të jashtëzakonshme. Kanë disa sfida për të kaluar një nga këto është sfida e financimit. Një nga konkluzionet e konferencës ishte që bashkitë pushteti vendor ka nevojë për një decentralizim të rregullave fiskale në mënyrë që ato të kenë një pavarësi më të madhe fiskale dhe për këtë ne i mbështesim, por i inkurajojmë që të punojmë me kompanitë globale për të krijuar projekte interesante për bashkitë e tyre.

Mesazhi i tretë të forcojmë më tepër bashkëpunimin mes sektorit publik dhe atij privat e kemi të qartë që është një bashkëpunim i nevojshëm në lidhje me qytete inteligjente dhe projekte për bashkitë dhe e fundit kjo punë këtu sapo filloi do vijojmë punën për herë të parë në Tiranë po zhvillohet takimi rajonal i Dhomave Amerikane të Tregtisë. Takimi i parë rajonal që duam ta shtrijmë në mënyrë permanente.”, tha Enio Jaço.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb