Apeli për Krimet e Rënda ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela.

Gazetarja Klodiana Lala tha në një lidhje live për “News24” nga Krimet e Rënda se seanca është zhvilluar me dyer të mbyllra, për shkak të pandemisë, ndërsa Çela ka pretenduar të zbutet masa e sigurisë në “arrest shtëpie”, pasi është vetëdorëzuar, por gjykata ka lënë në fuqi masën e “arrestit me burg”.

Ish-kreu i Policisë së Vlorës u vetëdorëzua në polici pak ditë më parë, pas dy vitesh në arrati, ndërsa akuzohet për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike”, “Trafikim i bimëve narkotike” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

Jaeld Çela është dënuar me 3 vite burgim për shpërdorim detyre,

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb