Mbahet sot seanca gjyqësore e radhës për ish-kryeministrin Sali Berisha. Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për BalkanWeb pamjet ku avokatët e Berishës shkojnë në GJKKO.

Sot do të shqyrtohet në Apel kërkesa e Berishës për një masë më të lehtë dhe marrjen e tij pjesë në seancat plenare.

Ish-kryeministri Sali Berisha po hetohet për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani. Ai ndodhet prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar në masën ‘arrest shtëpie’.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: