Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e GJKKO për mjekun e QSUT, Edvin Prifti. Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb” nga gazetarja Klodiana Lala, e cila thekson se mjeku Prifti do të vijojë të jetë i pezulluar dhe nuk mund të ushtrojë profesionin.

Ishte vetë mjeku Prifti që kërkoi heqjen e pezullimit të vendosur nga GJKKO, por Apeli ka rrëzuar kërkesën e tij, duke e lënë të pezulluar. Kështu, Edvin Prifti nuk do të mund të hyjë në sallën e operacionit për të ushtruar detyrën e tij.

Mjeku Edvin Prifti u pezullua nga detyra, pasi në zyrën e tij dhe në banesë ju zbulua një shumë e madhe parash, duke ngritur kështu dyshimet për pastrim parash. Pak javë më parë, SPAK bllokoi pasuritë e tij, duke i sekuestruar shumën prej 51.4 milionë lekësh dhe 177 mijë euro.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: