TIRANË

Kryedemokrati Lulzim Basha është shfaqur së fundmi në takimet në rrethe disa herë nga makina teksa përcjell me anë të videove atmosferën e pritjes.

Në takimin e sotëm në Kinostudio, Basha tha se përmes këtyre videove, aq sa ia ka marrë dorën “Facebook”-ut ka treguar atmosferën jo vetëm në Tiranë por në të gjithë vendin.

Basha theksoi se beteja e qytetarëve e ka të sigurt përfundimin, fitoren e popullit të bashkuar.

“Së pari dua t’ju falënderoj nga zemra për punën e jashtëzakonshme në këto muaj e javë përballje. Radhët e protestës popullore shtohen nga dita në ditë. Gjatë këtyre javëve kam qenë anembanë vendit për fat të keq jo kaq shumë në Tiranë.
Përmes lëvizjes nëpër Shqipëri kam pasur mundësinë dhe rastin jo vetëm të shoh me sytë e mi por shpresoj që jo vetëm përmes syve por dhe përmes videoselfiet, aq sa ia kam marrë dorën facebook-ut ju po e shikoni se si është atmosfera jo vetëm në Tiranë por anembanë vendit. Një atmosferë e ndezur shprese, shpresë e rigjetur tek shqiptarët. Kurajë për të qëndruar, për të luftuar në një betejë që për herë të parë duket se e ka të sigurt përfundimin, fitoren e popullit të bashkuar. Një betejë që vazhdon dhëmbë për dhëmbë”, tha Basha.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb