Mbreti i Arabisë Saudite, Salman bin Abdelaziz bëri thirrje sot për një qëndrim të vendosur ndërkombëtar kundër asaj që ai e quajti ndërhyrje e Iranit në punët e brendshme të vendeve të tjera dhe sponsorizim të terrorizmit nga ana e tij, gjatë një fjalimi në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

“Mbretëria i zgjati dorën e paqes Iranit dhe u mor me të gjatë dekadave të kaluara me pozitivitet dhe hapje, si edhe mirëpriti përpjekjet ndërkombëtare për të adresuar programin bërthamor të Iranit”, tha Abdelaziz.

“Por kohë pas kohe, bota ka parë shfrytëzimin e këtyre përpjekjeve nga regjimi iranian në rritjen e aktivitetit të tij të zgjerimit, ndërtimin dhe përdorimin e rrjeteve të tij terroriste”, shtoi ai.

Ai, gjithashtu, akuzoi Iranin se kishte shënjestruar objektet e naftës së mbretërisë vitin e kaluar, një shkelje e qartë e ligjeve ndërkombëtare.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb