TIRANE

Moderatorja Arbana Osmani ka bërë me dije se i ati i cili ishte infektuar me koronavirus, ka arritur të fitojë betejën me virusin së fundmi.

Me anë të një video të postuar në rrjetin social ‘Instagram’, moderatorja ka zbuluar se po takohen pas 3 javësh, pasi i ati ka qenë i izoluar për shkak të infektimit, teksa shton se ai e kaloi mirë këtë situatë.

“Ja u shërua nga Covid-19. Jo shumë keq, mirë je. Mirë e kaloi, dy javë na çmendi. 20 ditë”, shprehet Arbana gjatë videos, ndërsa bashkangjitur shkruan: Takim me Demon pas 3 javësh.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: