TIRANË

Sekretari organizativ i PS Arben Pëllumbi ka folur në “Real Story” në News24 për nismën e ndërmarrë nga maxhoranca për shkarkimin e Presidentit.

Ai tha se nuk është e lehtë për një maxhorancë që të kërkojë dy herë brenda një mandati shkarkimin e presidentit, teksa vendimin që do të marrë parlamenti e cilësoi politik, që më pas do të ndahet nga Gjykata Kushtetuese.

“Që ditën e parë që Ilir Meta ka hyrë në zyrën e Presidentit të Republikës ajo marrëdhënie u pa që nuk do ishte e thjeshtë dhe filloi dalëngadalë deri në agravim. Nuk është e thjeshtë për një maxhorancë të kërkojë dy herë impeachment (Procesi me të cilin një organ legjislativ ose një gjykatë tjetër e përbërë ligjërisht inicion akuzë kundër një zyrtari publik për drejtim të keq) për Presidentin e Republikës.
Pavarësisht si do shkojnë gjërat, parlamenti ka në dorë votimin pro ose kundër të raportit që do nxjerrë komisioni hetimor. Qëndrimi i parlamentit është një qëndrim politik. Pse e kemi Gjykatën Kushtetuese, për të ndarë qëndrimin politik nga ai juridik. Është Gjykata kushtetuese që do të mbajë apo rrëzojë vendimin e parlamentit. Në kushtet kur pres pati atë lloj sjelljeje është e detyrueshme për parlamentin të mbajë një qëndrim për këtë. Ka pasur apo nuk ka pasur pasoja veprimi i presidentit”, tha Pëllumbi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb