Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Arbjan Mazniku i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se Teatri Kombëtar ishte si një i vdekur në shtëpi, që duhet përcjellë për në banesën e fundit.

Teatri ishte pak a shumë si një i vdekur. Ashtu si një i vdekur që nuk mund të mbahej në shtëpi më dhe duhej cuar që të prehet. Ishte një objekt që nuk kishte më asnjë funksion. I vdekuri pra duhet të merrte rrugën të shkonte përtej. Ajo ndërtesë kishte mure të prishura. Nga ana strukturore, objekti nuk mund të kryente më asnjë lloj funksioni”, tha Mazniku.

Arbjan Mazniku vlerësoi se janë bërë të gjitha diskutimet e duhura përpara se të merrej vendimi për të prishur godinën e TK.

“Unë nuk besoj se të ketë objekt që të ketë më shumë debat. Që në vitin 1957, thuhej se objekti është jo funksional. Unë besoj se në këto vjet është diskutuar me artistë, me intelektualë. Një pjesë e madhe e njerëzve janë bindur. Edhe me grupin e arkitektëve kemi diskutuar. Shumë artistë janë bindur se cila ishte rruga e duhur. Historikisht demokracia kështu funksionon, ka një palë që diskuton, debatohet dhe pastaj merret vendimi”, u shpreh Mazniku.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb