Banorët e Kilit dhe ata në disa pjesë të Argjentinës ndoqën eklipsin e plotë të Diellit që u vërejt mbi Oqeanin Paqësor dhe më pas edhe në brigjet e Kilit.

Ky fenomen në Argjentinë u regjistrua në ora 16:30 sipas orës lokale dhe brenda këtyre dy orëve u ndoq nga banorët e San Juan, La Rioja, San Luis, Cordoba, Santa Fe dhe Buenos Aires.

Eklipsi i Diellit në Coquimbu, në veri të Kilit u ndoq nga 140 mijë turistë.

Eklipsi i fundit i Diellit është regjistrua në gusht të vitit 2017 në SHBA dhe disa vende të Amerikës Jugore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb