Arkivi i Shtetit ka publikuar sot për herë të parë një dëshmi të re rreth sasisë së arit të marrë me vete nga Mbreti Zog kur u largua nga Shqipëria.

Sipas dokumentit që është shkruar dhe firmosur nga Gjon Lusha, pretendohet se sasia e arit që Mbreti Zog dhe shoqëruesit e tij kanë marrë me vete kur u larguan nga Shqipëria drejt Greqisë në prill të vitit 1939, është shumë herë me e madhe se ajo që dihej deri më sot.

Dokumenti është nxjerrë nga fondi i Milicisë Fashiste, ku shkruhet se mbreti Zoga ka marrë 250 mijë napolona ar.

Në dokument është shkruar: Mbretit Zog,  kontrolluar nga autoritetet greke, i janë gjetur 250.000 napolona ari .

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb