Një skenë mbresëlënëse e jetës së egër është regjistruar në Alaska, ku një ari iu afrua një varke me turistë dhe kapi një salmon vetëm pak metra larg tyre.

Pamjet u filmuan nga guida turistike e peshkimit, Carter Brown, i cili tregoi se ariu pa peshkun në ujë dhe e kapi me një lëvizje të shpejtë, duke lënë turistët të habitur nga afërsia dhe natyrshmëria e skenës.

Brown tha se klientët e tij “mbetën pa fjalë”, ndërsa shtoi se për banorët dhe guidat lokale, takime të tilla nuk janë të pazakonta gjatë kësaj periudhe të vitit.

Sipas tij, në Alaska njerëzit dhe arinjtë ndajnë shpesh të njëjtat lumenj dhe rrjedha ujore gjatë migrimit vjetor të salmonit, kur miliona peshq kthehen në lumenj për t’u shumuar.

Ky fenomen krijon kushte për arinjtë grizli, të cilët grumbullohen përgjatë brigjeve për t’u ushqyer dhe për të krijuar rezervat e nevojshme para sezonit të dimrit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: