Mesfushori i Bayern Munchen, Arjen Robben i ka thënë lamtumirë kombëtares holandeze të futbollit, duke njoftuar se nuk do të luajë më me fanellën e tulipanëve

Nëpërmjet një komunikimi zyrtar, ish-futbollisti i Real Madrid, ka njoftuar tërheqjen nga kombëtarja pas ndeshjes me Suedinë, ku dhe shënoi një penallti.

Hollanda nuk arriti të kualifikohej në Kupën e Botës, duke kaluar kështu një nga periudhat më të errëta në futboll.

“Tërheqja ime dhemb por ky është futbolli”, ka thënë Robben pas tërheqjes nga Kombëtarja holandeze.

Robben numëron 96 takime me Hollandën ku ka shënuar 37 gola.

(e.f/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: