Një legjendë e hebrenjve të Selanikut, thotë se ata erdhën dhe u vendosën në zonë, pasi anija me të cilën udhëtonin u mbyt.

Studiuesi Auron Tare në një intervistë të gjatë për arkeologjinë nënujore shqiptare dhe thesaret e fshehura në bregdetin e Shqipërisë, thotë se relitet e një anije të gjetura diku në afërsi të Sarandës, të bëjnë të mendosh, se anija që i referohen hebrenjtë e Selanikut, mund të jetë ajo.
Ndërsa bën një hartëzim të reliteve të bregdetit, nga jugu ne veri, nga shekujt 5-4 para erës sonë, e deri në shekullin e XX që hedh dritë mbi anijen HMS Volage, e lidhur me incidentin e Kanalit të Korfuzit, Tare, vëren mungesën e një vëmendjeje të dedikuar ndaj kësaj fushe.

Ndërsa në punë e bërë me një universitet amerikan, është skanuar një pjesë e madhe e brigjeve tona, ai ndalet edhe te dëshmi të tjera historike, ose indicie që përftohen nga këto kërkime. Historia vëllait të mbretit të Francës të kapur nga piratët, pengmarrja e Cezarit dhe hakmarrja e tij, kapja e Servantesit nga piratët e Ulqinit dhe një këngë labe që dëshmon piraterinë, janë pjesë e një bisede që ngjall kureshtje mbi arkeologjinë nënujore dhe pasurinë e saj.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb