Në konfliktin e Laçit, ku u përfshi deputeti i PS-­së, Armando Prenga, e pas të cilit përfundoi edhe në burg me akuzën për plagosje mbetën dy persona të plagosur me armë zjarri, ndërkohë që policia deklaroi
vetëm një.

Sipas njoftimeve të policisë, deputeti socialist plagosi me pistoletë vetëm Tom Calin, gjatë konfliktit në Laç, kurse vete mjeku i spitalit të Traumës në deklaratën e asaj dite njoftoi për dy të plagosur me armë zjarri.

Ne kete video, te siguruar nga ABC News, në Spitalin e Traumës, ku duken qartë plagët me armë në këmbët e dy vëllezërve Tom dhe Nikoll Cali.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: