Rusia ka njoftuar një ’pauzë’ të operacioneve të saj ushtarake për të favorizuar evakuimin e civilëve nga Ukraina nëpërmjet ‘korridoreve humanitare’, shkruajnë mediat nderkombetare, ndërsa citojnë ministrinë e Mbrojtjes ruse.

Ndër të tjera në duart e Moskës ka rënë qyteti i parë i madh Khreson, një nyje strategjike që mund të lejojë rusë të kontrollojnë një pjesë të rëndësishme të Vendit dhe të lëvizë drejt perëndimit dhe drejt Odessas.

Në Kiev dhe Kharkiv vazhdojnë të bien raketat, në ditën në të cilën rinisin bisedimet për të ndaluar luftës. Ministri i jashtëm rus Lavror njoftoi sot se jemi të gatshëm për dialog: Jemi gati për të hyrë në bisedime.

Më shumë se 2000 civilë janë vrarë, qindra dhe mijëra të tjerë janë zhvendosur nga vendi i tyre, ndërsa pjesa tjetër e mbetur në Ukrainë po ndjen gjithmonë e më shumë mungesën e ushqimeve dhe ujit të pijshëm, një vend i gjunjëzuar, por që nuk heq dorë nga rezistenca.

OKB flet për 1 milion refugjatë. Raundi i dytë i diskutimeve do të mbahet sot rreth orës 13 në rajonin bjellorus të Brest.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb