TIRANE

Dy reperët e njohur shqiptar Stresi dhe Noizy i kanë dhënë fund armiqësisë disa-vjeçare mes tyre. Reperët, të cilët kanë qenë miq me njëri-tjetrin, u kthyen në armiq të përbetuar. Por mesa duket dyshja i kanë sheshuar konfliktet mes tyre dhe tashmë kanë raporte të mira.

Stresi dhe Noizy janë futur në një video LIVE së bashku në Instagram, ku kanë zhvilluar një bisedë shumë miqësore, madje kanë pyetur njëri-tjetrin edhe për familjet e tyre.

Gjatë bashkëbisedimit, Stresi u shpreh se kohët kur dy reperat kanë pasur keqkuptime e zënka, por tashmë “kanë ikur”. Madje, ai ka mbështetur për herë të parë publikisht ish-kundërshtarin e tij në muzikë. Reperi publikoi një foto të profilit të Noizy-t në TikTok, ku ky i fundit po promovonte një event.

Stresi Story1
Stresi Story1

Raportet mes dy reperëve kanë qenë në pika mjaft kritike në momente të caktuara, ku nuk kanë munguar as “disset” kundrejt njëri-tjetrit me sharje e fyerje banale.

Armiqësia mes Stresit dhe Noizyt ka pasur si shkak konkurrencën, por edhe pak stilin e kopjuar të sherreve të bujshme mes reperëve të huaj.

https://www.youtube.com/watch?v=ao2LYl8WK8k&t=1s

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: