Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka reaguar në lidhje me arrestimet e SPAK për inceneratorët. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Boçi theksoi se kërkesa e SPAK për arrestimin e deputetit Alqi Bllako, nuk është për të lajm.

Sipas tij, këtë skemë mashtrimi e ndërtoi dhe e krijoi kryeministri Edi Rama.

REAGIMI I BOCIT
Të tjerë japin urdhra!
Të tjerë financojnë “pa iu dridhur qerpiku” paratë e … publikut!
Të tjerë përfitojnë shuma marramendëse me vetēm një firmë kryeministrore
Të tjerë arrestohen!
Kjo është pak a shumë fabula e asaj që po ndodh me inceneratorët.
Alqi Bllako për mua nuk është aspak lajm. Ai të mbajë peshën që i takon varësisht mëkatit. Të tjerët jo e jo.
Sepse:
Skemën korruptive të grabitjes nëpërmjet INCENERATOREVE
E projektoi RAMA
E ndërtoi RAMA
E financoi RAMA
E mbrojti RAMA
E shfrytëzoi ekonomikisht RAMA
E shtrydhi elektoralisht RAMA
Dhe çdo procedurë, lëvizje monetare deri në qindarkën e fundit është bërë patjetër me dijeninë e bekimin e RAMËS.
A mund të ma thojë dikush se ç’kuptim ka atëhere kjo valë zhurmash për arrestime pa RAMËN?!
Po e them vete: Asnjë kuptim!
Dhe e mendoni si do përfundojë kjo aferë?!
Deri diku si telenovelë turke.
Më saktë kështu si po e vazhdojnë, do të mbarojë si çështja e tenderit korruptiv të uniformave, ku u dënuan ca firmosës të vegjël të urdhëruar nga ata që ishin më sipër, të cilët vetë kishin marrë urdhër nga të tjerë akoma më sipër, të cilëve normal s’u hyri gjemb në këmbë.
Hajdutët me çizme japin leksione morali në media apo nga maja e karrikeve të politikës.
Dhe këtu:
E ha Abeshi për një blerje sheshi
E ha Çabiri se Rama ka ik nga fiqiri
E ha Kondi pa ditur ç’është eurobondi
E ha Papa si thikë nga prapa
E ha Kodra se flet pas bregut kodra
Ndërsa ai AUTORI, REGJIZORI, AKTORI i inceneratorëve qesh.
Qesh vesh më vesh dhe pa drojë atij “i cili ka guxuar ta shesë”, ia ngjesh.
Megjithatë “incenerimi” nuk ndalet!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb