Në studionin e emisionit “Në Shënjestër” nga gazetarja Klodiana Lala në News24, po diskutohet për masën ‘arrest me burg’ për ish-kryetarin e Bashkisë Durrës, Vangjush Dako dhe lirimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Gazetari Enton Abilekaj tha se arrestimi i Dakos është një fllad për korrupsionin, teksa shtoi se dosja 339 shkaktoi tronditje në vend, por jo në drejtësi. Sakaq tha se ‘SPAK duhet të merret me zyrtarët aktualë në detyrë’.

“Nuk mund të themi nëse duhej arrestuar apo jo, por nëse prokuroria mendon se mund të zhdukë provat, mund ta arrestojë. Kjo ngjarje përfshin edhe bashkinë aktuale. Kanë desaklifikuar dhe kanë futur familjet në banesat e dëmtuara nga tërmeti i vitit 2019 për ti vrarë ata. Nuk përfshin vetëm Dakon. Pse arrestohet vetëm Dako? A po hetohen njerëzit e tjerë të përfshirë? Pse nuk i arreston? Pse nuk merret me një zyrtar aktual në detyrë? Pse nuk merret me ata që i thonë banorëve: futuni në banesa?

Kjo është fllad për korrupsionin, fllad për të freskuar hajdutët. Nuk kemi të bëjmë me luftë ndaj korrupsionit. Të merresh me ish që s’kanë gjë në dorë, të mos merresh me ata që kanë sot diçka në dorë, këtu ka diçka. Dako arrestohet 4 vite pas përfundimit të detyrës. Dosja 339 shkaktoi tronditje të vendit, por jo drejtësinë. A ka denoncim më të qartë se ky? U zbulua nga një hetim gjerman dhe opozita dha dorëheqjen, s’besoj se ka gjë më të rëndë se kjo. Po hetohet për një pallat që ka dhënë leje ë vitin 2011. A të dënohen për krime të lehta apo të rënda? Politika lahet, shpëlahet por nuk pastrohet. Kjo është mënyrë e shpëlarjes së politikanëve. Është një dush për ta. Nëse ka mundësi që të dënohen ata që kanë bërë krime ndaj popullit shqiptar, duhet të shpaguhen. Por nuk besoj te drejtësia me urdhra dhe me presione. I bie që s’kemi nevojë për SPAK, por na i thotë SHBA-ja.

Kemi rastin e ish-ministrit të Brendshëm, Tahirit, që bëjë një vit e gjysmë burg dhe të dalë se ka njerëz sëmurë në shtëpi, kjo nuk është drejtësi”, u shpreh gazetari.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: