Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamed Rrumbullaku ka bërë me dije se Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçaj, të arrestuar në Emiratet e Bashkuara Arabe, janë ekstraduar drejt Shqipërisë dhe se ndodhen në Policinë e Tiranës.

Lajmi i konfirmua nga kryepolici, në një konferencë për mediat. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit tha se Dervishaj dhe Julian Meçe janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara, pasi ishin në kërkim për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoji.

“Policia e Shtetit është partneri më i besueshëm për të gjithë partnerët me të cilët operojmë, sa i përket luftës kundër krimit të organizuar, në bashkëpunim me SPAK.

Mund t’ju bëj me dije s enë kuadër të operacioneve të fshehta policore, policia ka bërë të mundur arrestimin e dy eksponentëve të krimit të organizuar, Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçe. Ata ndodhen në ndodhen në bllokun e sigurisë në Policinë e Tiranës”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb