Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka thënë se janë arrestuar tetë zyrtarë ndër to dy gra dhe një pjesëtar i komunitetit serb.

Kështu tha Prokurori i Shtetit përmes një konference për media lidhur me aksionin, i cili është zhvilluar sot.

Sipas tij, janë bastisur disa loakcione, si dhe janë sekuestruar 9 telefona mobil, një veturë, si dhe disa dokumente.

Ndryshe, inspektorati Policor i Kosovës (IPK) respektivisht Departamenti i Hetimeve ka arrestuar sot në orët e mëngjesit tetë zyrtarë policorë (punonjës në Stacionin Policor Jugu – Drejtoria Rajonale e Prishtinës).

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb